E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kjo është 46-vjeçarja që u gjend e pajetë në Liqenin e Thatë
Lajme

Kjo është 46-vjeçarja që u gjend e pajetë në Liqenin e Thatë

Gruaja, e identifikuar si Migena Topi, la pas një vajzë 20-vjeçare. Policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Është publikuar fotoja e Migena Topit, 46-vjeçares që humbi jetën këtë të enjte në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Sipas burimeve, alarmi u dha nga banorë të zonës, të cilët njoftuan policinë pasi vunë re një automjet të lënë për një kohë të gjatë në të njëjtin vend. Pas mbërritjes në vendngjarje dhe verifikimeve fillestare, efektivët nuk gjetën drejtuesen e mjetit dhe nisën kontrollet përmes kamerave të sigurisë.

Nga pamjet e administruara rezultoi se automjeti i përkiste 46-vjeçares, e cila banonte pranë zonës. Brenda mjetit u gjetën sende personale, telefoni celular dhe medikamente.

Policia dyshon se gruaja i ka dhënë fund jetës, ndërsa trupi i saj u gjet nga polumbarët pas kërkimeve në ujë. Rrethanat e plota të ngjarjes vijojnë të jenë objekt i hetimeve.

Sipas të dhënave paraprake, Migena Topi vuante nga depresioni, gjendje që, sipas burimeve, ishte rënduar pas humbjes së motrës së saj.

46-vjeçarja la pas një vajzë 20-vjeçare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.