E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kjo punë bëhet me shtet/Përgjimet e Taulant Haxhirajt zbuluan lidhjet me drejtuesit e policise
Lajme

Kjo punë bëhet me shtet/Përgjimet e Taulant Haxhirajt zbuluan lidhjet me drejtuesit e policise

 

Shefat e policisë së Vlorës të shpallur në kërkim nga Prokuroria për Krimet të Rënda, janë zbuluar fillimisht nga komunikimet e pakujdesshme të antarëve të grupit “Habilaj”. “Kjo punë bëhet me shtet”, është dëgjuar të thotë një nga menaxhuesit e parcelave të drogës të kësaj bande kriminale. Taulant Haxhiraj është personi që dëgjohet në përgjimet e prokurorisë që ranë në gjurmët e kësaj bande, ku pjesë e tyre ishin dhe ish zyrtarët e lartë të policisë që tashmë janë shpallur në kërkim. Ai është personi që menaxhonte parcelat e kësaj bande kriminale, ku në tetor të 2016 u zbuluan rreth 24 ton kanabis në Treblovë.

Shprehja kjo punë bëhet me shtet dëgjohej shpesh nga Haxhiraj, i cili ja thoshte bashkëpunëtorëve të tjerë të kësaj bande kriminale. Pasi u interceptua kjo shprehje, grupi hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, forcoi dyshimet e krijuara edhe më parë se kultivimi dhe trafikimi i masiv i drogës nga Vlora në drejtim të Italisë realizohej me mbështetjen e strukturave të policore. Gjithashtu edhe Habilajt, siç rezultoi nga përgjimet e Antimafias Italiane, flisnin hapur për bashkëpunimin e tyre me forcat e policisë shqiptare në kryerjen e aktivitetit kriminal.

Këto të dhëna të rëndësishme u analizuan nga prokurorët e Krimeve të rënda, dhe filluan veprimtarinë hetimore, dhe identifikuan të paktën deri më tani, katër zyrtarë të lartë të Policisë së Vlorë, ku tre prej tyre janë të përfshirë drejtpërdrejtë në rolin e bashkëpunëtorit me grupin kriminal të Habilajve. Ish drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela, si dhe dy kolegët e tij, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode, ky i fundit i shfaqur edhe në disa fotot me “kapon” e bandës, Moisi Habilaj. Ish zyrtarët tashmë janë në kërkim pasi efektivët e SHÇBA-së dështuan në arrestimin e tyre. Ndërkohë burime nga grupi hetimorë bëjnë me dije se lista e zyrtarëve të policisë mund të zgjatet më tej.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.