E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KLGJ tender të dyshymtë, 500 milionë për shërbime kompjuterike
Lajme

KLGJ tender të dyshymtë, 500 milionë për shërbime kompjuterike

Fituesi ofroi sa 98% e fondit limit

Të gjithë shqiptarët presin që dikur do të vijë një ditë që institucionet shtetërore e sidomos ato të drejtësisë do të jenë në gjendje që më në fund të punojnë ashtu siç duhet vetëm në shërbim të popullit e jo të parasë. Por për momentin kjo duket tepër e vështirë sepse vetë institucionet e drejtësisë kapen “gafil” duke shpërdoruar paratë e shqiptarëve.

Bëhet fjalë për vetë Këshillin e Lartë Gjyqësor të drejtuar nga Naureda Llagami. Ky institucion i lartë i drejtësisë ka organizuar një tender tepër të dyshimtë. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-45369-10-11-2022. Objekti është: “Shërbime, ri- integrime sisteme IT të gjyqësorit, arkitekturë, migrim dhe unifikim i bazës së të dhënave të sistemit të menaxhimit të çështjeve gjyqësore”.

Fondi limit i tenderit është llogaritur në vlerën 42,932,667 lekë të reja pa TVSH ose rreth 500 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Le të shohim dokumentacionin e kësaj procedure. Vihet re se në garë kanë marrë pjesë vetëm 3 kompani të cilat për habi kanë ofruar vlera të përafërta me njëra-tjetrën. Një fakt i tillë konsiderohet nga praktikat botërore si i dyshimtë pasi ka mundësi që pjesëmarrësit të kenë rënë dakort me njëri-tjetrin paraprakisht se cili do të shpallet fitues.

Përtej kësaj, shikohet se ftuesi ka ofruar thuajse të njëjtën vlerë sa fondi limit i tenderit, më konkretisht sa 98% e tij. Ky fakt i shton akoma më tepër dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar për shkak të diferencës tepër të vogël mes vlerës fituese dhe fondit limit. Por cila është kompania fituese? Bëhet fjalë për KREATX në pronësi të Enor Nakuçi dhe Lejdi Koçi. Ndërkaq procedura e këtij tenderi rezulton të ketë qenë me negocim, pa njoftim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.