Klodian Allajbeu mohon lajmet në media, paralajmëron rrugë ligjore

Klodian Allajbeu: Nuk ka pasur asnjë kontroll nga BKH në shtëpinë time. Do t’i drejtohem gjykatës për shpifjet ndaj meje.
Pas publikimit të një sërë artikujsh në disa media online lidhur me aktivitetin e tij profesional, Klodian Allajbeu ka reaguar publikisht përmes një deklarate, ku i cilëson pretendimet e ngritura si të pavërteta dhe të sajuara. Në reagimin e tij, ai thekson se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur reputacionin e tij, ndërsa nënvizon rëndësinë e verifikimit të fakteve dhe respektimit të etikës profesionale nga ana e medias.
Më poshtë reagimi i plotë i Klodian Allajbeut:
Ditët e fundit janë publikuar në disa portale pretendime të pavërteta që lidhen me personin tim dhe aktivitetin profesional. Dua t’i përgënjeshtroj qartësisht: këto pretendime janë tërësisht të sajuara.
I kuptoj edhe detyrimet e medias për të informuar publikun, por po aq të rëndësishme janë edhe verifikimi i fakteve, respektimi i etikës profesionale dhe i së vërtetës. Liria e shprehjes nuk mund të shndërrohet në liri për të shpifur.
Për këtë arsye, kam vendosur të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të kërkuar përgjegjësi ndaj autorëve dhe publikuesve të këtyre shpifjeve. Besoj se kjo është mënyra e duhur për të mbrojtur jo vetëm dinjitetin tim dhe të familjes sime, por edhe reputacionin e kolegëve dhe profesionistëve të ndershëm që përmenden padrejtësisht në këto publikime.
Kam besim se institucionet do ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet dhe se e vërteta do të dalë në dritë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



