Klosi i përgjigjet Veliajt : Vlerat e parqeve më të veçanta se dëshirat e një kryebashkiaku
Blendi Klosi, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i është përgjigjur kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi decentralizimin e lejeve mjedisore.
Gjatë aktivitetit për certifikimin e paketave eko-turistike, Klosi ka thënë se vlerat e parqeve që na ka falur Zoti janë më të veçanta se dëshirat e një kryebashkiaku.
Madje Klosi ka tënë se ndryshimet ligjore kanë prishur shumë interesa dhe kanë ndryshuar rregulla.
“Ndryshimi i ligjit ka prishur shumë interesa, ka ndryshuar shumë rregulla. Është e vërtetë se vendosja e rregullit ka shkaktuar shumë probleme dhe ka prishur interesa. Por është e mirë që parqet që ka na falur Zoti t’i mbrojmë. Vlerat e tyre janë shumë më të veçanta se dëshirat e një kryebashkiaku, sepse duke qenë e bukur është shumë e lakmueshme. Duhen aktivitete që nuk dëmtojnë agro-turizmin dhe natyrën. Ne vijojmë te bëjmë konkurrenca te brendshme, po nuk duhet t’i bëjmë këto konkurrenca”, tha Klosi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



