Klubi i Kategorisë së Parë “godet” në merkato, firmos me tre lojtarë brenda ditës
Nëpërmjet faqes zyrtare, Devolli ka zyrtarizuar afrimet e: Saimir Hasanit, Mishel Kitës dhe Martin Ferhatit.
Dy të fundit janë mesfushorë, ndërsa Hasani luan në sulm. Këto afrime pritet të ndihmojnë skuadrën e Katëgorisë së Parë, në objektivat që kanë këtë sezon.
Njoftimi i klubit:
“Hasani , Kita dhe Ferhati zyrtarisht pjesë e KF Devolli.
Sulmuesi laçian Saimir Hasani, mesfushorët Mishel Kita dhe Martin Ferhati janë afrimet e para në këtë merkato.Klubi i Devollit i uron mirëseardhjen dhe sa më shumë suksese së bashku”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



