E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komandanti çeçen i Putinit kërcënon hapur Poloninë: “Për 6 sekonda ju tregojmë se çfarë mund t’ju bëjmë”
Lajme

Komandanti çeçen i Putinit kërcënon hapur Poloninë: “Për 6 sekonda ju tregojmë se çfarë mund t’ju bëjmë”

Pasi Polonia doli hapur krah Ukrainës, komandanti çeçen, mik i liderit rus Vladimir Putin ka kërcënuar se do të nisë një sulm ushtarak ndaj Polonisë si hakmarrje për mbështetjen e palëkundur të saj për Ukrainën.

Varshava ka qenë një nga aleatët më të fortë të Presidentit Zelensky gjatë pushtimit tre mujor nga forcat ruse. Polonia ka vepruar si një portë për mijëra refugjatë ukrainas që ikin në perëndim, dhe gjithashtu i është kundërvënë Rusisë në Parlamentin Evropian duke kërkuar ndalimin e importeve të gazit dhe naftës ruse, transmeton The Telegraph.

Por Polonia tani është kapur nga fushata propagandistike ruse e cila kërkon të justifikojë sulmin e saj ndaj Ukrainës.

Në një video-mesazh të hënën, Ramzan Kadyrov, – i cili e quan veten “ushtar mëkëmbës” i Putinit – tha: “Ukraina është një punë e përfunduar. Ajo që më intereson është Polonia.

“Çfarë po përpiqet të arrijë Polonia? Pasi Ukraina të ketë mbaruar, ne mund t’ju tregojmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë në gjashtë sekonda nëse ka një urdhër.

Si një nga bashkëpunëtorët më besnikë të Putinit, Kadyrov ka ndarë shpesh kritikat e tij ndaj Perëndimit me deklarata të guximshme në mediat sociale, veçanërisht në Instagram.

Në direktivën e tij të fundit, ai tha se duhet të kërkojnë falje për një akt vandalizmi në Varshavë në fillim të këtij muaji. Në përvjetorin e fitores së Aleatëve të vitit 1945, një aktivist ukrainas hodhi bojë të kuqe mbi ambasadorin rus Sergej Andreev teksa ai përpiqej të vendoste lule në varrezat ushtarake sovjetike në kryeqytetin polak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.