Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi nesër takim me Ramën, Metën dhe Bashën
Varhelyi do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha. Mësohet se do të flasë edhe në Kuvend. Komisioneri për Zgjerim do të takojë gjithashtu edhe drejtuesit e vettingut.
“Oliver Varhelyi do të vizitojë rajonin këtë javë për të prezantuar Raportet Vjetore ËB6 & Planet Ekonomike / të Investimeve. Ai do të jetë në Tiranë – në orën 7.10 pasdite, ku do t’i drejtohet Parlamentit dhe të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Ai gjithashtu do të takohet me kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe organet e vettingut”, shkruan Soreca.
Vizita e komisionerit evropian vjen vetëm dy ditë pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



