E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni i Emërimeve në Drejtësi diskuton nesër ndërhyrjen e Spiropalit në mandatin e GJK
Lajme

Komisioni i Emërimeve në Drejtësi diskuton nesër ndërhyrjen e Spiropalit në mandatin e GJK

Më 1 nëntor, Komisioni i Emërimeve në Drejtësi (KED) do të mbajë një mbledhje ku, përveç shqyrtimit të kandidaturave për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, do të diskutohet edhe për kohëzgjatjen e mandatit të këtij anëtari.

Ndërkohë që detyra kryesore e KED-së është shqyrtimi i kandidaturave, duket se ndërhyrjet e Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, në kushtetutë kanë ngjallur shqetësim. Sipas burimeve të VNA, vetë KED-së, dy javë më parë në një mbledhje rutinë ka kërkuar shkresën zyrtare të Kuvendit ku zonja Spiropali ka ndërhyrë për të zgjatur mandatin e vakancës së Elsa Toskës nga viti 2025 deri në vitin 2028.

Mbledhja e nesërme pritet të sjellë reagimin e parë zyrtar të një institucioni të drejtësisë për këtë shkelje kushtetuese nga ana e kryetares së Kuvendit. Ndërsa pjesa më e madhe e politikës dhe medias ka heshtur në lidhje me këtë ndërhyrje, Gjykata Kushtetuese pritet të përballet me sfida të rëndësishme, si çështja e përgjimeve të Sky enchro dhe masa e sigurisë së SPAK për Sali Berishën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.