E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese rrëzoi dekretin e Presidentit, për mediat elektronike
Publik News

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese rrëzoi dekretin e Presidentit, për mediat elektronike

Venecia’ përmbytet nga kërkesat që i vijnë nga Shqipëria. Edhe paketa ‘Anti-shpifje’ do të shqyrtohet nga trupa e njohur juridike.

Në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias mësohet se dy ligjet që përmbajnë paketën Antishpifje do të shqyrtohen në mars. Po këtë muaj do të Komisioni i Venecias do të marrë në shqyrtim dhe kërkesën e Presidentit Ilir Meta lidhur me zgjedhjen e 2 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë sot, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese rrëzoi dekretin e Presidentit, Ilir Meta për mediat elektronike, pjesë e paketës “Anti-shpifje”.

Por këshilltari ligjor i Metës, Bledi Dervishi, theksoi se dispozitat e paketës antishpifje bien në kundërshtim me kushtetutën për të drejtat e lirisë së medias.

“Përmes këtij ligji vendosen masat administrative sa i takon mediave elektronike. Pra nëse do të kemi vendime nga AMA, vendimet do të ekzekutohen nga AKEP, me bllokimin e mediave ose gjobvënie”, tha ai.

“Këto dy ligje është e detyrueshme të shqyrtohen bashkërisht. Duke qenë se këto dy ligje janë dërguar në Komisionin e Venecias për marrjen e një opinioni, do të duhej të pritej opinioni. Nuk e kuptoj këtë nxitim”, shtoi ai. “Do të shohim se si do të ecë shqyrtimi i ligjit tjetër dhe nëse qëndrojnë të dyja siç janë, në Gjykatën Kushtetuese”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.