E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisionit Hetimor, Alimadhi: Të mos ekzistojë, nuk ka asnjë shkelje të rëndë të Presidentit
Politikë

Komisionit Hetimor, Alimadhi: Të mos ekzistojë, nuk ka asnjë shkelje të rëndë të Presidentit

Ka nisur me debate mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor per shkarkimin e presidentit te vendit, Ilir Meta.

komisioniKryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, duke kerkuar fjalen pas kreut te Komisionit, Ulsi Manja, ka theksuar se ky komision nuk duhet te ekzistoje.

 

Sipas tij, komisioni nuk ka elementët e duhur për të ndjekur një procedurë ndaj hetimit të presidentit, sepse nuk ka asnje marreveshje sipas tij, nga ana e Presidentit, që prekin interesat e shqiptarëve.

“Unë gjykoj se ky komision nuk duhet të ekzistojë sepse nuk ka elementët e duhur për të ndjekur një procedurë ndaj hetimit të presidentit sepse nuk kemi shkelje të rëndë. Pra jo për ta shtyrë afatin, por nuk kemi një shkelje të rëndë që fajëson presidentin sepse presidenti nuk ka bërë ndonjë marrëveshje që prek interesat e këtij vendi, apo prek interesat e shqiptarëve”- tha Alimadhi.

Ne mbledhjen e sotme pritet të vendoset shtyrja e afatit të punimeve të tij. Kerkese qe vjen nisur nga dalja e raportit final te komisionit të Venecias, qe pritet te jete më 12 tetor.

Nderkohe qe kujojme se afati ligjor i strukturës hetimore te komisionit është data 8 tetor. Nderkohe kryetari i Komisioni Ulsi Manja kërkoi që afati i punimeve të shtyhet me dy muaj, gje qe nuk eshte quajtur e arsyeshme nga ana e opozites.

Deputeti i opozites, Krenar Rryçi eshte shprehur darkord me shyrje. “Duhet te jemi me serioze, ta shtyjme me dy dhe tre muaj, sa te jete e nevojshme, ne jemi komision hetimor, por nuk marrim njeri te pandehur ketu- tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.