Kompania u jep punonjësve 2,000 $ për pushime dhe fundjavë 3-ditore një herë në muaj
Që nga viti 2011, CEO i SteelHouse, Mark Douglas ka aplikuar politika që kanë transformuar mënyrën se si vepron kompania e tij.
Jo vetëm punonjësit e marketingut dhe reklamave në kompani marrin 2,000 dollarë në vit për ti përdorur për pushimet e tyre, por gjithë kompania merr një fundjavë 3-ditore çdo muaj, që Douglas e ka quajtur “Ditët e SteelHouse”.
Ai tha se politikat kanë pasur moral të jashtëzakonshëm, por gjithashtu kanë ndihmuar në tërheqjen e talenteve të elitës dhe në përmirësimin e perfomancës së kompanisë.
Disa arsye e bëjnë këtë mënyrë të sjelluri të funksionojë kaq mirë, sipas Douglas: Arsyeja më e qartë është se njerëzit po punojnë më pak dhe marrin më shumë kohë për të shijuar aktivitetet e kohës së lirë. Kombinuar me fondin e paguar për pushime, anëtarët e ekipit marrin pesë ditë shtesë çdo vit – një për çdo muaj që nuk ka lidhje me fundjavën tre ditore. “Shumë njerëz përdorin një pjesë të 2,000 dollarëve për të bërë udhëtime në “Ditët e SteelHouse”, tha Douglas. Sipas tij, kjo bëhet që njerëzit të kthehen më energjikë dhe me dëshirë për të bërë punën e tyre.
Kjo politikë e ndjekur nga kompania nxit krijimin e një ekipi solid midis anëtarëve të stafit. Ditët e SteelHouse nuk janë si festat normale federale apo ato të paguara, tha Douglas. Meqë e gjithë kompania është mbyllur, askush nuk është i detyruar t’i përgjigjet një anëtari të ekipit. Shpesh, rezulton se një numër i madh i punonjësve udhëtojnë së bashku dhe krijojnë një ndjenjë uniteti në kompani.
Ndërsa bashkëpunëtorët po marrin një pushim, ata gjithashtu po krijojnë miqësi që ndihmojnë në rritjen e produktivitetit në zyrë. Ndërveprimi i dhënies dhe marrjes nxjerr në pah më të mirën e njerëzve.
Njerëzit duket se e njohin sa të pazakonshme janë përfitimet e tyre dhe i kthejnë besnikërinë në etikën e tyre të punës, shpjegoi Douglas. “Gjithkush punon shumë, por mendoj se ata ndjehen në një ndërveprim dhënie dhe marrje”, tha ai. Shumë njerëz në kompani kryejnë udhëtime biznesi, të cilat mund të duken si pushime në fillim.
Por me kalimin e kohës ndjehet më shumë si një punë e përditshme. Një ekuilibër ndërmjet punës dhe i jetës tërheq talentet. Douglas aktualisht ka rreth 3,000 kërkesa për lidhje në LinkedIn, kryesisht për shkak të asaj se si politikat e tij janë bërë popullore.
Natyrisht, ai nuk mund ti punësojë të gjithë. Por ai tha se ekipi i rekrutimit ka dëgjuar nga kandidatë të panumërt të cilët thonë se do të donin të punonin në SteelHouse sepse ata e ndjejnë se kompania i ka në vëmendje punonjësit e saj. “Ne duam njerëz që besojnë se mund të zgjedhin punën e tyre”, tha Douglas.
Klientët admirojnë përkushtimin e kompanisë ndaj punonjësve të saj. Douglas tha se kompania në fund të fundit gëzon më shumë sukses me klientët, sepse ata pëlqejnë të bëjnë biznes me një kompani që mendon kaq shumë për stafin e vet.
Edhe pse është e papërshtatshme, që kompania nuk është aktive në një të premte të rastësishme në prill, vullneti i mirë SteelHouse ka më shumë rëndësi, shpjegoi ai. “Ne në fakt marrim komente nga klientët tanë jo si kjo, ‘Wow, ju do të jeni mbyllur të premten e ardhshme, sa keq’, në fakt komentet janë krejt e kundërta”, tha Douglas.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



