Komunisti i fundit në planet, që ka 50 vite pa u larguar nga politika
Juristi Kreshnik Spahiu ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me Sali Berishën, duke e cilësuar atë si “komunistin e fundit në planet” që ka pesë dekada pa u larguar nga skena politike.
Sipas Spahiut, ndërsa shumë figura të rëndësishme janë tërhequr nga politika madje edhe me dorëheqje, Berisha vijon të mbajë pozicionin në krye të Partisë Demokratike.
“8 dhjetori tregoi se antikomunistët ose kishin mision për të shkatërruar të ardhmen e pluralizmit, ose ishin të paaftë. Sot kemi protagonistë politikë që kanë qëndruar më gjatë se Ramiz Alia. Ai u largua me dorëheqje, ndërsa Berisha ka 50 vite në politikë. Është komunisti i fundit në të gjithë planetin që nuk është larguar ende nga politika,” u shpreh Spahiu.
Ai shtoi se protesta e sotme, me rreth 200 pjesëmarrës sipas tij, është tregues i kontrastit mes rinisë së ’90-s dhe asaj të sotme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



