Konflikt me armë në Krujë, një i plagosur. Policia jep sqarime për ngjarjen
Shtetasi Adriatik P., ka marrë një plumb në këmbë, pas një konflikti për motive të dobëta me një 49 vjeçar me iniciale K.A.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash pranë spitalit të qytetit.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 03.06.2019, rreth orës 16:50, në lagjen “Sesere”, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K.A, 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasi A.P, 40 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



