Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë
Një konflikt familjar ka përfunduar me plagosjen e një personi mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes, ku dy vëllezërit janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, njëri prej tyre dyshohet se ka marrë një sëpatë dhe ka goditur vëllanë e tij në shpatull.
Pas incidentit, autori është larguar nga banesa, por arratisja e tij ka zgjatur vetëm pak minuta. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e të dyshuarit.
Ndërkohë, personi i plagosur është dërguar në Spitalin e Korçës, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Në vendngjarje kanë vijuar veprimet hetimore për të dokumentuar dinamikën e konfliktit dhe për të përcaktuar rrethanat e sakta që çuan në plagosjen e njërit prej vëllezërve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive, ndërsa pas përfundimit të veprimeve procedurale pritet që materialet t’i referohen Prokurorisë përkatëse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



