Konsulli i Qipros, Vladimir Avrami, 9 herë i raportuar nga DEA e SHISH, për trafiqe e pastrim parash me Kristian Boçin

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Lidhja e tyre është aq ngushtë, sa sipas raporteve të SHISH, gjurmimit të BKH e sistemit TIMS, rezulton se Kristian Boçi, Elman Abule, Drilona Boçi dhe i biri Arbër Avrami, kanë udhëtuar 82 herë brenda e jashtë Shqipërisë me makinën me targa diplomatike të Vladimir Avramit, duke mos iu nënshtruar kontrollit për shkak të imunitetit…

Më 22 shkurt 2019, DEA i dërgoi një informacion policisë shqiptare e SHISH, lidhur me një linjë trafiku kokaine nga Qipro nëpërmjet Turqisë në Shqipëri e rrjet shërndarjeje në rajon; kryer përmes një strukture të drejtuar nga Vladimir Avrami, duke përdorur imunitetin, mandatin e targat diplomatike “CD” si Konsull Nderi i Qipros në Shqipëri, imunitet që ia ndalon kontrollin fizik.

Pas raportimit, që Policia e SHISH bënë te Edi Rama si struktura vartësie, i skeduari Vladimir Avrami nuk u prek, për shkak të lidhjeve me kupolën e qeverisë, nëpërmjet të birit Arbër Avrami, drejtor në Ministrinë e Energjisë, por dhe lidhje biznesi ndërtimi me Mihal Delijorgjin të firma “Tirhino” e kontraktor ndërtimi te kullat “Alabbar” në Durrës.

Prej rastit të trafikut të kokainës nga Vladimir Avrami dhe disa konsujve të tjerë të përfshirë në trafiqe, pastrim parash e transferta financiare; SHBA i kërkuan qeverisë shqiptare, që konsujve të nderit t’u hiqeshin targat dhe imuniteti diplomatik e kështu u veprua.

Në fakt, DEA, EUROPOL dhe policitë e 5 shteteve të tjera të BE, kanë dërguar 12 herë informacione me prova, për përfshirje të Vladimir Avramit në trafik droge e kontrabandë makinash luksoze, duke shfrytëzuar imunitetin diplomatik.

Për përfshirjen e Vladimir Avramit dhe grupit të tij në trafiqe, DEA i ka dërguar infomacione SHISH e Policisë më 22 shkurt 2019 e 18 mars 2020; ndërsa EUROPOL, në bashkëveprim me 5 shtete, i ka dërguar informacione më 11 nëntor, 10 maj e 17 gusht 2021 si dhe më 16 shkurt 2022.

Ndërsa SHISH e Anti-Trafiku i Shqipërisë, i kanë dërguar informacione policisë, SPAK-ut e Prokurorisë Përgjithshme, më  7 tetor 2022,  më 21 shtator 2023 dhe më 27 shkurt 2024, për aktivitetin kriminal të Vladimir Avramit, sidomos në Durrës, ku ka rezidencën qendrore.

Pas 7 vitesh, autoritetet shqiptare të detyruar nga partnerët ndërkombëtarë, i sekuestruan 50 milionë Euro pasuri grupit të trafikantëve Kristian Boçi e Elman Abule, ku si drejtues është i përfshirë Konsulli i Nderit të Qipros në Shqipëri, mafiozi Vladimir Avrami, por nuk i arrestuan.

Lidhja e tyre është aq ngushtë, sa sipas raporteve të SHISH, gjurmimit të BKH e sistemit TIMS, rezulton se Kristian Boçi, Elman Abule, Drilona Boçi dhe i biri Arbër Avrami, kanë udhëtuar 82 herë brenda e jashtë Shqipërisë me makinën me targa diplomatike të trafikantit Vladimir Avrami, duke mos iu nënshtruar kontrollit për shkak të imunitetit.

Bën përshtypje fakti, që në dosjen e sekuestros dhe në hetimin penal, SPAK nuk ka futur të birin Arbër Avrami, Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë shtetërore “Albgaz Sh.A”, megjithëse është i skeduar si pjesë e grupit të trafikut e pastrimit të parave me të atin Vladimir Avrami, Kristian Boçin e Elman Abule.

Pastrimin e parave të drogës, këta e kanë kryer nëpërmjet 14 kompanive fantazma të krijuara në Shqipëri, ku përfshihen dhe dyqane mode, hotele, investime në ndërtime me Mihal Delijorgjin, Rrok Gjokën e Gentian Sulën e Sadri Abazin, si dhe importe makinash, 3 hotele, Bar-Kafe, restorante, 2 pika karburanti, servis makinash, 2 HEC-e private etj.

Fuqia e Vladimir Avramit mbi krerët e qeverisë, ka shkuar deri atje, sa më 12 nëntor 2018, emëroi të birin Arbër Avrami, Drejtor të “Albgaz Sh.A” dhe këshilltar në Ministrinë e Energji-Infrastrukturë ku vazhdon prej 6 vitesh.

Ndërsa 9 ditë pas emërimit, më 21 nëntor 2018, nëpërmjet të birit,  krijoi kompaninë shtetërore e private “Albanian Gas Service Company”, 30% e së cilës e ka në pronësi grupi italian “Snam S.p.a” i hidrokarbureve i kryesuar nga Marko Alvera me qendër në Milano.

Ky grup është lidhje punësh të zeza me Vladimir Avramin në Shqipëri, Rajon, Qipro, Greqi e Turqi, madje edhe Qeverinë e Shqipërisë, e kanë si shtëpinë e tyre dhe ofrojnë pazare e ndikojnë në vendime.

I vetmi veprim që kanë bërë Policia dhe Prokuroria gjatë viteve 2019-2022, janë dy kontrolle te zyrat e tij konsullore në adresën: – “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, pallati i ri te restorant “Taverneta” në Tiranë; ku sipas informacionit që ka “Pamfleti”, janë gjetur prova për të cilat Vladimir Avrami është skeduar nga agjencitë partenere të SHBA-BE, por nuk është arrestuar e janë fshehur si fakte. Kaq për sot./Pamfleti

Publikuar nga Publik Media