E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konsumi i madh i hashashit çon në depresion dhe sëmundje mendore
Lajme

Konsumi i madh i hashashit çon në depresion dhe sëmundje mendore

Përdoruesit e hashashit kanë më shumë gjasa të përjetojnë emocione negative, veçanërisht të ndihen të tjetërsuar nga të tjerët, bën të ditur një studim i ri.

Ata që përdorin këtë drogë kanë më shumë gjasa të mendojnë se të tjerët dëshirojnë që ata të dëmtohen apo të mashtrohen, thotë studimi amerikan.

Skanimi i trurit tregon se droga e klasit B rrit sinjalet lidhëse mes dy rajoneve të trurit, që më parë lidheshin me psikozën, shton studimi, dhe që lidhet me mjaft depresione të rënda.

Sidomos adoleshentët në veçanti pasi truri i tyre është ende në zhvillim thotë studimi.

Studimi është bërë nga Instituti Kombëtar i Alkolizmit dhe abuzimeve me alkolin në Bethesda, Maryland, SHBA.

Lidhja mes hashashit dhe shëndetit mendor
Dr. Cameron Carter, redaktor në gazetën Psikiatria Biologjike, thotë se: “Këto të dhëna të imazhit të trurit tregojnë një lidhje mes ndryshimeve në sistemin e trurit të përfshirë në njohje dhe psikopatologji, dhe abuzimet kronike të hashashit, duke sugjeruar një mekanizëm sipas të cilit konsumi i madh i kësaj droge të përhapur çon në depresion dhe forma të tjera më të rënda sëmundjesh mendore”.

Njerëzit që përdorin hashash 2-3 herë në javë në moshën 17-vjeçare, janë më të predispozuar të përjetojnë hipomaninë në të 20-tat, sipas studimit të parë të një lloji të tillë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.