E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kontejneri me 119 kg kokainë në arkat me banane doli i pastër në skaner, pritet arrestimi i 3 punonjësve të portit të Durrësit
Lajme

Kontejneri me 119 kg kokainë në arkat me banane doli i pastër në skaner, pritet arrestimi i 3 punonjësve të portit të Durrësit

Policia e Tiranës ka shoqëruar dhe pyetur të paktën 9 punonjës të skanerit në portin e Durrësit, agjentë doganore dhe punonjës të Autoritetit Kombëtar Ushqimor, në lidhje me kontejnerin me banane, ku ishin fshehu 119 kg kokainë.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Sipas Lalës, shoqërimi i tyre u bë për faktin se skaneri doli i pastër, pavarësisht se në mjet kishte drogë. Mësohet se është sekuestruar e gjitha praktika dhe dokumentet, ndërsa rezulton se fleta shoqëruese e mallit të firmosur nga AKU ka rezultuar me probleme.

Të paktën tre nëpunës të Portit të Durrësit pritet të arrestohen gjatë orëve në vijim për çështjen në fjalë. 119 kilogramë kokainë kapën më 30 dhjetor të vitit që lamë pas. Lala bën me dije se prokurori ende nuk ka firmosur urdhër-arrest për këtë persona.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.