E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kontrabandonte mallra pa akcizë, AMP arreston policin e pikës kufitare Qafë-Botë (EMRI)
Lajme

Kontrabandonte mallra pa akcizë, AMP arreston policin e pikës kufitare Qafë-Botë (EMRI)

Një punonjës policie në pikën kufitare Qafë-Botë është arrestuar ditën e djeshme nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi dyshohet për kontrabandë me mallra që paguhet akcizë. Efektivi i identifikuar Beqir Halili u arrestua në flagrancë teksa transportonte me automjetin e tij “Mercedes Benz”, nga pika e kalimit kufitar Qafë Botë në drejtim të Sarandës, 49 steka të papajisura me pullën fiskale, të dyshuara kontrabandë, me një vlerë rreth 3500 euro.

Nga kontrolli i një dyqani në pronësi të policit në Metoq, bashkia Sarandë u gjetën edhe disa qese me duhan pa pullë fiskale. Nga hetimet e AMP, ka rezultuar se ky punonjës policie në mënyrë periodike, gjatë kohës që ka qenë me shërbim në PKK Qafë Botë, kalonte këto mallra kontrabandë për të furnizuar biznese të ndryshme në Sarandë, në një vlerë që përllogaritet të jetë rreth 10,000 euro në muaj nga shit-blerja e mallrave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat me cigare kontrabandë, qese plasmasi me duhan pa pullë fiskale, 2 telefona celularë dhe automjeti tip Mercedez Benz që shërbente për transport.

Polici Beqir Halili me detyrë përgjegjës turni në Qafë Botë, me origjinë nga Memaliaj dhe me familje në Metoq donte edhe 6 muaj dhe dilte në pension. Arrestimi i tij është bërë rrugës duke u kthyer në shtëpi pas punës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.