E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KOORDINATORI I PE ‘FSHIKULLON’ QEVERINË: KENI NJË KRYEMINISTËR OPTIMIST TRAGJIK! E PAPRANUESHME T’U BËHET PRESION ATYRE QË PROTESTOJNË
Bota

KOORDINATORI I PE ‘FSHIKULLON’ QEVERINË: KENI NJË KRYEMINISTËR OPTIMIST TRAGJIK! E PAPRANUESHME T’U BËHET PRESION ATYRE QË PROTESTOJNË

 

Cristian Preda

Cristian Preda, koordinatori për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Europian ‘fshikullon’ qeverinë shqiptare.

Ai e cilësoi Edi Ramën një ‘kryeministër optimist tragjik’ që kërkon çeljen e negociatave në qershor, mirëpo siç u shpreh ai, për këtë duhet që si fillim shqiptarët të flasin me njëri-tjetrin.

“Është e rëndësishme që shqiptarët të flasin me njëri tjetrin. E ftoj kryeministrin të ulet me opozitën”, tha Preda ndërsa dënoi pushimet nga puna si rrjedhojë e protestës studentore.

“Ju keni patur këtu protesta masive nga të rinj, është e papranueshme që atyre dhe familjarëve të tyre t’u bëhet presion, i kërkoj autoriteteve të ndalojnë presionet. Disa njerëz janë hequr nga puna se protestuan”, u shpreh zyrtari europian ndërsa në fund theksoi rëndësinë e lirisë së shtypit.

“E treta liria e shtypit, këtu lajmet e rreme vijnë nga qeveria dhe partitë në opozitë, liria e shtypit është thelbësore”, pohoi Preda në konferencën e përbashkët për shtyp me të deleguarit e tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.