E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korçë, arrestohen dy persona që sulmuan futbollistin
Lajme

Korçë, arrestohen dy persona që sulmuan futbollistin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin shqiptar, pasi sulmuesi egjiptian i Skënderbeut, Saleh Salem, është dhunuar dje nga dy persona 23-vjeçarë, të cilët janë vënë në pranga nga policia e Korçës.

Të arrestuarit e kanë goditur disa herë në kokë lojtarin, duke i shkaktuar plagë të rënda, por fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi të dhunshëm.

Burime nga policia bëjnë me dije se, përveç dy të arrestuarve, janë proceduar penalisht edhe tre persona të tjerë që i kanë shoqëruar autorët në momentin e ngjarjes. Pritet deklarata zyrtare nga Policia e Shtetit për të hedhur dritë mbi rrethanat e këtij incidenti.

Njoftmi i policisë Korçë:

Dhunuan për motive të dobëta, një 26-vjeçar, vihen në pranga 2 shtetas dhe në hetim 3 shtetas.

Gjithashtu, procedohet penalisht një 25-vjeçar, i pranishëm gjatë krimit, për moskallëzim.

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në lagjen nr. 16, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale:

-u arrestuan shtetasit V. J., 24 vjeç dhe Th. V., 24 vjeç, të dy banues në fshatin Polenë, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit  Th. V., 32 vjeç, banues në fshatin Polenë, A. Xh., 23 vjeç, banues në fshatin Bulgarec dhe J. O., 24 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë dhunuar një 26-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;

-u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi Dh. M., 25 vjeç, banues në fshatin Rëmbec.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.