Korçë/ Babai rreh vajzën 16-vjeç, ajo i kthehet keq dhe e bën për spital
Degjeneron keq sherri ne familje mes babait dhe vajzes. Policia e Korces ben me dije se babai ka keqtrajtuar vazjen e tij 16 vjece, por kjo e fundit i eshte kthyer keq duke e plagosur me mjet te mprehte.
Njoftimi i policise
prere me Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
A.C., 54 vjeç, si edhe ndaj vajzës së tij shtetases K.C., 16 vjeçe, të dy banues në Maliq. Procedimi ndaj tyre filloi pasi, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi A.C., e ka keqtrajtuar vajzën e tij, e cila më pas e ka goditur këtë të fundit, me një mjet të mprehtë në parakrah.
Ky shtetas pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar, ndërsa shtetasja K.C., u pajis me urdhër-mbrojtje.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale bazuar në nenet 124/b/1 dhe 130/a/3 të Kodit Penal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



