Korçë/ Sherri me thikë me thikë , plagoset rëndë 17-vjeçari
Një sherr mes dy adoleshntëve ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Korçës. Një 19-vjeçar ka plagosur me thikë një 17-vjeçar dhe kjo për motive të dobta. Bëhet e ditur se i riu është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 19-vjeçari është vënë në pranga dhe po merret në pyetje për të bardhur shkakun e ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Korçë Dëmtoi me thikë, një 17-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Polici, 19-vjeçari, autori i dyshuar. Më datë 11.04.2023, në lagjen nr. 10, Korçë, shtetasi M. B., 19 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit M. B., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



