E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi: 3000 profesionistë të shëndetit i përgjigjen thirrjes së ministrisë për të shërbyer
Publik News

Koronavirusi: 3000 profesionistë të shëndetit i përgjigjen thirrjes së ministrisë për të shërbyer

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mëngjesin e sotëm ka dhënë një lajm të mirë, ku bën me dije se 3000 mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentë i janë përgjigjur thirrjes së ministrisë për shërbyer në rast nevoje për përballimin e situatës së krijuar prej koronavirusit.

“Edhe një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice nga profesionistët e shëndetit. 3000 mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentëtë #mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate!

Me një organizim shembullor të strukturave të shëndetësisë dhe universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me universitetet rajonale, ka nisur #trajnimi i profesionistëve të shëndetit në #Vlorë dhe #Elbasan. #BashkëJaDalim”, shkruan Manastirliu në ‘facebook’.

90055298_910275716095146_4251536986134806528_o.jpg

90175906_910275992761785_8077628736859537408_o.jpg

74228907_910275776095140_9131597433371885568_o.jpg90357388_910275739428477_5225847083122032640_o.jpg

89930679_910275926095125_8187712940544098304_o.jpg

90016816_910303919425659_3628860826653294592_o.jpg

89996845_910303976092320_6421343198374789120_o.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.