Koronavirusi/ Ambasada e Shqipërisë në Itali apel qytetarëve shqiptarë: Respektoni masat e urdhëruara nga autoritetet Italiane
Ambasada shqiptare në Itali thotë se po ndjek me vëmendje dhe përgjegjshmëri situatën e krijuar nga koronavirusi.
Në një njoftim, ambasada dhe konsullatat në Milano e Bari u bëjnë thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për në Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet Italiane në situatën e emergjencës.
Ambasada ka bërë publike edhe numrat e kontaktit për të gjithë shqiptarët që kanë nevojë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





