E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi i merr jetën infermieres në moshën 57-vjeçare (FOTO-Emri)
Publik News

Koronavirusi i merr jetën infermieres në moshën 57-vjeçare (FOTO-Emri)

Koronavirusi vijon të marrë të tjera jetë në radhët e “bluzave të bardha” në Shqipëri. Infermierja Fatime Poçi e ka humbur betejën me sëmundjen, njofton “Urdhri i Infermierit shqiptar”.

inferMësohet se Infermierja ishte e shtruar prej një muaj tek “Shefqet Ndroqi”, ndërsa prej dy ditësh ishte futur në intubim për shkak se covid-19 kishte përkeqësuar shëndetin e saj.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Znj. Fatime Poci, 57 vjeçe prekur nga Covid-19.

 

Ndarja nga jeta e znj . Poci, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të, me nje eksperiencë disa vjeçare në profilin e infermieristikës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd dhe pranë Qëndrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.