E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi mbërriti në Shqipëri/ Braçe  bën thirrje: Ruani qetësinë
Publik News

Koronavirusi mbërriti në Shqipëri/ Braçe bën thirrje: Ruani qetësinë

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas konfirmimit të rastege me koronavirus në Shqipëri.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të disiplinohen.

Sipas Braçes, çdokush që ka hyrë nga Italia në Shqipëri gjatë javëve të fundit duhet të vetëkarantinohet për 14 ditë.

Braçe thekson se të gjitha vendet me grumbullime të mëdha, veçanërisht shkollat duhet të 100-fishojnë kujdesin ndaj higjenës.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme ministria e shëndetësisë konfirmoi dy rastet e para me koronavirus dhe bëhej fjalë  dy persona babë e bir të ardhur nga Firence.

Statusi i plotë:

TANI DUHET QETESI,
VETEKONTROLL, DISIPLINE PER TE ZBATUAR CDO PROTOKOLL DHE
CDO RREGULL TE SHPALLUR, VENDOSMERI PER TE MOS LEJUAR PERHAPJEN KUDO!

Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiperidy javet e fundit dhe ka shenja te gripit, te telefonoje NUMRIN 127;

Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiperi gjate dy javeve te fundit duhet te vetekarantinohet per 14 dite;

PJESA TJETER ESHTE HIGJENA, HIGJENA, HIGJENA!

Lani duart shpesh dhe per 40 sekonda me uje e sapun, dizinfektoini me solucione me baze alkoolin;

Te gjitha vendet me grumbullime te medha, posacerisht shkollat duhet te 100 fishojne kujdesin ndaj higjenes;

Mos prekni gojen, hunden e syte më duar te palara, virusi hyn ne trup prej tyre!

MRONI FEMIJET DHE TE MOSHUARIT!
ESHTE DETYRE!

Screenshot_1_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.png

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.