Korreshi nxjerr pamjet: Po u tregoj shqiptarëve halen europiane!
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me gjendjen e Spitalit të Lushnjës, duke publikuar një video në rrjetet sociale ku, sipas tij, evidentohen kushte të papranueshme për një institucion shëndetësor.
Në reagimin e tij, Korreshi thekson se më herët i ka bërë thirrje ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, që të vizitojë nga afër situatën në këtë spital, por pretendon se nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ai shton se përmes pamjeve të publikuara synon t’u tregojë qytetarëve realitetin që, sipas tij, përballen çdo ditë pacientët dhe stafi.
Deputeti përdor tone të ashpra në deklaratën e tij, duke e cilësuar gjendjen si alarmante dhe larg standardeve të kërkuara në sistemin shëndetësor.
Postimi i plotë:
“Sfidova Ministren e Shendetësisë për të parë degradimin e Spitalit Lushnje!!!
Ajo nuk u përgjigj kësaj sfide.
Unë sot shkova në “Spital” për t’i treguar shqiptarëve Halen Uropiane, sepse Lushnjarët e dinë pasi shkojnë çdo ditë
Ftoj çdo patronazhist lehës t’i shohi këto.”
Kjo çështje pritet të sjellë reagime të mëtejshme në opinionin publik, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një përgjigje zyrtare nga institucionet përgjegjëse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



