E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kos: Nuk ka rrugë të shkurtra për anëtarësimin e Shqipërisë
Lajme

Kos: Nuk ka rrugë të shkurtra për anëtarësimin e Shqipërisë

Bashkimi Europian është treguar i prerë me Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama duke bërë të qartë që nuk do të ketë anëtarësim në Unionin, sa kohë që nuk do të përmbushen reformat dhe kriteret e shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit dhe  lirisë së medias.

Nga forumi  strategjik i Bledit në Slloveni, Komisionerja për zgjerimin Marta Kos, deklaroi se nuk do të  ketë rrugë të shkurtra për në Bashkimin Europian dhe udhëheqësit duhet të vendosin reformat mbi punët e perditshme.

“Nuk ka rrugë të shkurtra. Ne që të jemi në gjendje ti pranojmë këto shtete ata duhet të realizojnë. Nuk ka rënie shkurt, që do të thotë shteti i së drejtës, të drejtat e njeriut, lufta kundër korrupsionit, media e lirë janë të panegociueshme. Të gjitha duhen përmbushur” tha Kos.   

Ndryshe nga ligjërata gjatë fushtës elektorale, pas zgjedhjeve, raporteve kritike nga institucionet e BE-së dhe bllokimit të fondeve për shkak të abuzimeve të qeverisë, Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar retorikë. Gjatë forumit te Bledit, Rama u mundua të anashkalojë kritikat e Komisioneres për Zgjerim, me batuta.

Edhe  Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, në fjalën e tij, ju tërhoqi  vemendjen udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor,  duke  ju kërkuar të bëjnë punën e tyre per te shfrytëzuar planin e  zhvillimit të venë në funksion nga Bashkimi Europian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.