E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kosova e pavarur, faktor i rëndësishëm për sigurinë e rajonit”- Presidenti Begaj: Jemi dy shtete, por 1 komb me një gjuhë e një kulturë!
Lajme

“Kosova e pavarur, faktor i rëndësishëm për sigurinë e rajonit”- Presidenti Begaj: Jemi dy shtete, por 1 komb me një gjuhë e një kulturë!

Presidenti i Shqipërisë ka uruar 16 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

417474892_366823966123380_4346148634212865787_n

Kreu i Shtetit shprehet se Kosova e pavarur është faktor i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shprehet se “jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë”, duke shtuar se kjo duhet shfrytëzuar si mundësi për të treguar “se jemi të aftë të ndërtojmë shtete moderne sipas parimeve demokratike, në bashkëpunim e bashkërendim me partnerët tanë, SHBA-në dhe BE-në”.

Postimi i plotë:

Kosova 16 vjet Republikë.

Ajo sot është një histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, me kulturën e saj të gjallë dhe energjinë rinore të një populli që sheh përpara.

Kosova, shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë.

Jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë.

Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi të artë për të treguar se jemi të aftë të ndërtojmë shtete moderne sipas parimeve demokratike, në bashkëpunim e bashkërendim me partnerët tanë, SHBA-në dhe BE-në.

Gëzuar, Kosovë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.