E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kosova ia kthen me të njëjtë monedhë, i refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb
Lajme

Kosova ia kthen me të njëjtë monedhë, i refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

Më parë Serbia ndaloi Sveçlën të shkonte në Luginën e Preshevës

PRISHTINË- Kosova ka refuzuar kërkesën për vizitë të ministrit serb për Informacion dhe Telekomunikacion, Dejan Ristiç.  Lajmin për refuzimin e ministrit serb ka konfirmuar për mediat në Kosovë, Qëndresa Fazliu nga Zyra për Komunikim në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD). Ristiç kishte planifikuar të qëndronte në Kosovë nga 24 deri më 26 dhjetor, por kërkesa e tij u refuzua.

Në deklaratën e MPJD-së, ky vendim është marrë pas veprimeve të përsëritura të Qeverisë së Serbisë për të refuzuar vizitat e zyrtarëve të lartë të Kosovës, veçanërisht në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Ky qëndrim i Serbisë është ashpërsuar muajve të fundit dhe bie ndesh me Marrëveshjen e Brukselit për vizitat zyrtare,” deklaroi Fazliu.

Më herët sot, ministria e Jashtme njoftoi se Serbia i kishte refuzuar ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, kërkesën për një vizitë dyditore në jug të Serbisë, në komunat me shumicë shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.