“Kotzias ka marrë 800 letra kërcënimi nga grekët, Bushati ka marrë 800 letra falenderimi nga shqiptarët!”

Nikos Kotzias ka deklaruar sot në emisionin radiofonik “lojra politike” se Greqia do të zgjerohet me 12 milje detare në drejtim të Shqipërisë dhe se çështja çame nuk është përmendur fare gjatë negociatave.
Ndër të tjera Kotzias ngrinte akuza ndaj prokurorëve të Athinës:
– Deri tani kam marrë 800 letra kërcënimi unë dhe familja ime. Letra të shoqëruara me plub, më shenja gjaku etj.
Kush e kërcënon?
Grekët, populli i tij e kërcënon.
Kë kërcënon?
Një ministër i cili i ka zgjeruar kufinjtë shtetit të tij 12 milje në drejtim të vendit fqinj (Shqipërisë). Kotzias, për interesa e vendit të tij, është diplomati më i mirë në Ballkan 15 vitet e fundit, po të kihet parasysh çështjet që po i zgjidh vendit të tij. Kufinjtë me Shqipërinë dhe çështja e emrit me Maqedoninë.
Pra, ky ministër ka marrë 800 letra të verifikuara kërcënimi.
Populli grek ka pritur më shumë nga ministri, nuk është i kënaqur.
Ditmir Bushati, ministri i jashtëm i Shqipërisë, djali që ka studiur në Athinë dhe fati i bëri rrisk të qeverisë një popull që di të shkruajë vetëm letra falenderimi ose fleterufe.
A di njeri të t’i këtë thënë kush qoftë edhe gjysëm fjale, jo më ta këtë kërcënuar për; takime krejtësisht të errta, jasht syve të publikut, i pashqetësuar fare nga presioni i munguar i popullit, pa asnjë presion mediatik, dhe ka hedhur firmën për të cunguar me 12 milje hapsirën detare dhe për të fshirë nga librat termin “Çamëri”!
Ky popull që ekzaltohet nga bërja e simbolit të shqiponjës me dy duar, i ka hyrë uji nën të ndenjura dhe as e merr mundimin të dijë çfarë bëhet me territorin e vet.
Nuk u intereson, e kanë mendjen të ikin të gjithë dhe as nuk e çajnë kokën fare edhe sikur ta shesë Ditmiri gjysmën e vendit.
Thjesht janë patriotë të frustruar të cilët ekzaltohen nga forma dhe jo nga përmbajtja. Duan të duken patriotë, nuk dinë në jenë të tillë. Por, në këtë rast, kjo heshtje, qoftë nga budallalliku qoftë nga frika e ka emrin tradhëti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



