E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KPK “rrëzon” gjyqtarin Lazaj: Ka kryer deklamim të rremë të pasurisë së tij
Lajme

KPK “rrëzon” gjyqtarin Lazaj: Ka kryer deklamim të rremë të pasurisë së tij

Ka nisur seanca e Vetting-ut për gjyqtarin e Tiranës Artan Lazaj, ku që në fillim avokati mbrojtës ka bërë një kërkesë për përjashtimin e një anëtari të trupit gjykues.

Avokati i Artan Lazajt i ka thënë kryesueses se trupit gjykues në KPK, se ajo dikur në një çështje gjyqësore ka kërkaur përjashtimin e tij prandaj.

Me këtë arsyetim, avokati Sokol Hazizaj tha se  dhe Brunilda Kekteshi si kryesuese e kësaj seance duhet që të përjashtohet pasi ka konflikt interesi me subjektin e rivlerësimit.

Avokati: Ju zonja Brunilda Bekteshi keni bërë një kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Artan Laze me nr 458 në 2016, që të është rrëzuar kërkesa për përjashtimin e Lazes.

Ne do ju japin dokumentacionin, sqaroj se për këtë shkak ne duam përjashtimin të një anëtari të trupit gjyqësor është sipas nenit të Kodit të Procedurës Cvile, pasi sot jemi vënë në dijeni nga zyra e kancelarit të gjykatës për këtë fakt, pra ekziston njëanshmëria në gjykimin e kësaj çështjeje

Kryesuesja e trupës gjykuese: Informoj se kjo trupë ju ka kërkuar përmes postës elektronike të deklarojnë nëse ka pasur konflikt interesi me trupën dhe është informuar se nuk ka konflikt interesi, dhe subjekti është në dijeni lidhur me procesi që unë kam pasur si përfaqësuese e shoqërues ku kam punuar, por unë e administrojë këtë kërkesë dhe trupa tërhiqet për të vendosur për kërkesën tuaj.

Pas debatit Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë në shqyrtim kërkesën e avokatit Sokol Hazizaj. Por kjo kërkesë u rrëzua në fund, nga një trup tjetër dhe ajo që kishte marrë në shqyrtim subjektin e rivlerësimit.

18b1ae8a-3b4d-42af-b6a2-88fef7bfa3e8

Pas debateve mes trupës gjykuese dhe avokatit të gjyqtarit Lazaj, KPK me anë një trupe tjetër nga ajo që shqyrton këtë çështje ka rrezuar kërkesën e avokatit.

KPK në relacionin e saj për gjyqtarin Artan Lazaj, ka thënë se ka kryer një hetim të thellë mbi të ardhura dhe shpenzimet dhe ka rezultuar se ka kryer hetim të thellë. KPK ka deklaruar se ka administruar deklaratën e ILDKPI për hetimin pasuror.

Ka një apartament në Bulqizë, ka një apartament me sipërfaqe 158 m2 në “Rrugën e Kosovarëve”,  një apartament me sipërfaqe  120 m2 në “Rrugën e Durrësit”, tokë kullote në Porto Palermo në Vlorë në vlerën 200 mije lekë, një makine Benz të blerë nga KQZ si dhe një apartament në Vlorë”, këto kanë qenë pasuritë e Artan Lazajt, të gjetura nga KPK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.