KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e famshme të ‘Tik-tok’-ut
‘Sfilatë’ në zyrë dhe video me armë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme gjyqtaren e Elbasanit, Enkelejda Kapedani.
Gjyqtarja e famshme për videot që publikonte në ‘Tik-tok’ ishte pezulluar nga Kolegji i Lartë Gjyqësor pikërisht për këto video, të cilat ishin filmuar dhe në ambientet e zyrës së saj. Ajo është hetuar për 3 kritere, ndërsa i është kërkuar llogari dhe për transaksionet. Po ashtu ajo shafqi dhe probleme të pastërtisë së figurës. Në videot që publikonte, ajo shfaqej duke kënduar këngë për drogën, e po ashtu duke mbajtur armë.
Një tjetër problem që solli shkakrkimin e saj, ishte dhe fakti që bashkëjetuesi i saj ishte shpallur më parë në kërkim, pasi për shkak të një konflikti pronësie ai kishte qëlluar me armë në ajër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



