KQZ kërkon gjobitjen e 20 kryebashkiakëve socialistë, përdorën burime publike në fushatë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar gjobë për 20 kryetarë Bashkie me pretendimin se kanë përdorur burime publike për fushatë zgjedhore për 14 majin.

Sipas listës së KQZ, mes kryetareve te bashkive është Gledjan Llatja i Elbasanit, Redjan Krali i Kavajës dhe Blerim Shera i bashkise se Vorës, për të cilët KQZ i ka kërkuar Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të gjobiten me nga 3 mije leke.
KQZ sqaron se denoncimet janë marrë nëpërmjet provave link dhe materialeve fotografike, administruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, pasi shqyrtol paraprakisht çështjen, vlereson se Informacioni apo të dhënat e treguara krijojnë një bazë të mjaftueshme për të nisur hetimin administrativ”.
Seanca ne KAS për zyrtaret do te zhvillohet diten e neserme.
Kryetaret e bashkive per te cilet eshte kerkuar gjobitje
Arif Tafani, kryetar për bashkinë Belsh;
Lefter Alla, kryetar për bashkinë Bulqizë;
Andis Salla, kryetar për bashkinë Cërrik;
Armando Subashi, kryetar për bashkinë Fier;
Gledian Llatja, kryetar për bashkinë Elbasan;
Klodian Taçe, kryetar për bashkinë Gramsh;
Redjan Krali, kryetar për bashkinë Kavajë;
Klement Ndoni, kryetar për bashkinë Këlcyrë;
Erion Isai, kryetar për bashkinë Kolonjë;
Shuaip Beqiri, kryetar për bashkinë Konispol;
Safet Gjici, kryetar për bashkinë Kukës;
Pjerin Ndreu, kryetar për bashkinë Lezhë;
Kastriot Gurra, kryetar për bashkinë Librazhd;
Eriselda Sefa, kryetar për bashkinë Lushnje;
Qerim Ismailaj, kryetar për bashkinë Mallakastër;
Nuri Belba, kryetar për bashkinë Prrenjas;
Pali Kolefski, kryetar për bashkinë Pustec;
Majlinda Bufi, kryetar për bashkinë Roskovec;
Elton Arbana, kryetar për bashkinë Shijak
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



