Kreshnik Çollaku: Teserën e partisë nuk e prodhon shtypshkronja, por institucioni i partisë
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se përdorimi i logos së kësaj force politike mund të jetë objekt për ndjekje penale.
Kreshnik Çollaku Kreshnik Çollaku Sipas tij, kjo është keqpërdorim, pasi sic argumenton ai teserën e partisë nuk e prodhon dot shtypshkronja, por institucioni i partisë. “Injorojnë institucionet e partisë dhe përgatit karta duke përdorur logo që mund të jetë edhe një objekt ndjekje penale apo emra njerëzish që thonë jo, unë s’kam firmosur, por dikush ka firmosur.
Kjo e deligjitimon vullnetin e atyre njerëzve. Janë parë dokumente të partisë i të cilës Sekretari i Përgjithshëm thotë nuk i kemi lëshuar ne. Kush përdor logon e partisë pa autorizimin e institucionit të partisë? Kjo e deligjitimon. Mund të jetë teorikisht objekt, është shkelje ligjore ajo. Është keqpërdorim.
Teserën e partisë nuk e prodhon dot shtypshkronja, e prodhon institucioni i partisë dhe organizatorëve u mjaftonte vetëm kaq që firmat t’ia nënshtronte institucionit dhe ato mandate do të ishin të ligjshme. Mandatet ishin të lëshuara nga zyrat e partisë. Sepse zyrat e partisë, Sekretari i Përgjithshëm ka detyrimin t’i lëshojë pasi depozitohen firmat. Nuk është çështje vullneti Sekretari i Përgjithshëm, është çështje detyrimi. Mandati ka vlerën e institucionit të partisë”, thotë Çollaku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



