Kreu i grupit parlamentar të PS Balla: Nuk do mbështesim me firma kandidatin e opozitës
Në një konferencë për mediat, Balla deklaroi se kjo nuk është etike edhe për qytetarët shqiptarë që një emër i propozuar nga opozita, të mbështetet me firmat e mazhorancës.
Pyetje: Do i jepni firma nëse grupet parlamentare të Mediut dhe Dodës për të propozuar një kandidat?
Balla: Shikoni, unë them që nuk është korrekte të mbështetës kandidaturat e opozitës. Opoozita aktualisht, i ka firmat edhe për 3 kandidatë, pa përfshirë katranin me bojë. Unë kam shprehur gatishmërinë që me çdo grup parlamentar, të vinë me emra konkretë. Të kemi një process ku palët bëhen pjesë. Ajo që do binim dakord për një kandidaturë që ata e sjellin, që e depozitojnë, gatishmërinë tonë për ta votuar, do e bënim publikisht. Unë do thoja që 74 deputetët e PS-së do e mbështesnin me votë. Kjo nuk ka lëvizur kurrë. Të biem dakord, pastaj garancinë për votimin në sallë nuk ka diskutim.
Dy grupet parlamentare të Mediut dhe Dodës, ishin të gatshëm që në fillim të hynin në negociata me emra. Le të vazhdojmë përpjekjet, mund ta gjejmë. Unë e vlerësoj të gjitha kanjdidaturat e shprehura. Sa kohë që nuk ka ardhur në rrugë zyrtare të dakordësuar. Ne nuk hyjmë në diskutime për emrat në këtë mënyrë. Kjo bëhet të ulemi. Mos prisni që unë të hyjë në diskutime emrash publikisht. Është mungesë educate politike që të ulësh ose të ngresh një kandidaturë.
***
PS u tërhoq? Balla: S’kishim asnjëherë një marrëveshje për t’i dhënë firmat për kandidatët e opozitës! Ne dakordësuam vetëm…
Ndryshe nga Alibeaj, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh në një konferencë për mediat se nuk kanë rënë dakord asnjëherë me opozitën për t’i dhënë firmat për kandidatët.
Sipas Ballës, e vetmja dakordësi ishte që në dy raundet e mbetura, mazhoranca të mos propozonte asnjë emër si kandidat për President.
“Përpjekja për të ghjetur një kandidat që vjen nga opozita zyrtarisht, jo kështu që nuk di sa kanë dalë deri tani. Duhet një gjë zyrtare. Nuk kemi pasur asnjë komunikim zyrtar me grupet parlamentare të opozitës me emra konkretë. I bëj thirrje të rikthehemi në tryezë menjëherë. Le të ulemi t’i diskutojmë të gjithë. Mund të ketë emra të tjerë që nuk i dimë. Kjo gjë duhet bërë me seriozistet. Nuk ka pasur dakordësi për atë formulën 4-2-1. Kjo gjë ua konfirmojë, ka pasur dakordësi që në dy raundet e mbetura, të mos ketë propozim nga mazhoranca. Ka pasur një insistim të qartë nga ana jonë që nuk mund të mbështesim me firma një kandidat. Çfarë kuptim ka që kandidatin e opozitës ta mbështesë shumica me vota” – tha Balla.
Me heret Enkelejd Alibeaj ka konfirmuar se Partia Socialiste është tërhequr nga marrëveshja për zgjedhjen e presidentit. Ai ka treguar arsyet që sipas tij e shtynë PS të tërhiqej.
“Ju më keni qortuar se kam qenë strik, e kam shkruar marrëveshjen me shkresë. pra kam ndjekur procedura që mund të kenë qenë bezdisëse. Prandaj kërkova medien që gjithçka të jetë në sytë e publikut. Kushtetuta të respektohet dhe të ketë një president që i takon shqiptarëve.
U tregua se cili është realiteti dhe qëndrimi i palës tjetër. Ne do identifikonim 4 kandidatura dhe PS do zgjidhte 2.
Shkelja e njëanshme e rregullave të procedurës. Një nga shkaqet mund të jetë dhe cilësia e kandidatëve tanë. Mund të jemi anatemuar për lojëra dhe qëndrime jo korrekte, po kandidaturat që u identifikuan në fazën e parë nuk janë as peng por njerëz me integritet. Teksa Rama pa se s’kishte asnjë shans për ti kapur apo joshur kandidatët ka bërë këtë gjë sot. Sepse ishin figura anti komuniste.
Hapi i parë ne 4 propozime, hapa i dytë ata zgjedhin 2. Hapin e tretë e bëjmë bashkë zgjedhim kandidaturat. Hapa i katërt kërkon nënshkrimet e përbashkëta, si nevojë që procesi të finalizohej në mënyrë konsensuale”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



