Kreu i grupit socialist Balla, flet për ndryshimet në paketën e ligjeve për Reformën në Drejtësi. : Mezi po pres të ulemi me …
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat është shprehur se po punohet për të bërë disa ndryshime në paketën e ligjeve për Reformën në Drejtësi.
Balla u shpreh se mezi po pret që edhe PD e vulës, e cila tashmë drejtohet nga Gazment Bardhi të ulet për të diskutuar dhe votuar për këto ndryshime.
“Po punohet për disa ndryshime në pakete për ligjet sa i përket reformës në drejtësi. Shpresoj që të kemi mundësinë të ulemi me opozitën të diskutojmë. Të mos vonohemi që këto ndryshime ti kalojmë.
Unë nuk caktoj se kush është opozita në kuvendin e Shqipërisë. Opozita është PD që janë shumica e opozitës. Në këtë kontekst duhet që për hir të punës së përbashkët të ulemi dhe të punojmë për çështje që e meritojnë. Mezi pres të ulei të diskutojëm dhe të shkojmë ti votojmë këto ndryshime”, tha Balla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



