E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i KSHZ  i shkruan letër kuvendit:Na jepni fonde se nuk ka kohë
Publik News

Kreu i KSHZ i shkruan letër kuvendit:Na jepni fonde se nuk ka kohë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thotë se pas ngritjes së grupit të punës u vlerësuan kostot financiare dhe numrin e personave që do angazhohen për përdorimin e sistemeve dhe pajisjeve të teknologjisë së informacionit.

Komisioni iu drejtua me kërkese 22 kompanive me përvojë në fushën e teknologjisë dhe në përfundim mori në konsideratë 6 kompani.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve thekson se duke marrë parasysh se afatet për realizimin e projektit janë të limituara, 145 ditë nga zgjedhjet, dhe buxheti i vitit 2021 është miratuar pa përfshirë këtë projekt, kërkon ndërhyrjen emergjente për vënien në dispozicion të fondeve.

“Kërkojmë ndërhyrjen Tuaj emergjente, për vënien në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të fondeve të domosdoshme ‘Për implementimin e projektit të identifikimit elektronik të zgjedhësve për zgjedhjet e datës 25 prill 2021′, në shumën totale 2.112.304.484 lekë“, thuhet në kërkesë.

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë alokon në buxhetin e KQZ-së fondin e nevojshëm për prokurimin, jo më vonë se 3 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Pajisja elektronike që do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 synon të pamundësojë votimin e shumëfishtë dhe votimin familjar.

KQZ1

kqz 2

KAZ 3

KQZ 4

KQZ 5

KQZ 6

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.