E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i OSBE në Shqipëri dhe Vitore Tusha nënshkruajnë memorandumin: Të forcojmë bashkëpunimin dhe avancimin e Gjykatës Kushtetuese!
Publik News

Kreu i OSBE në Shqipëri dhe Vitore Tusha nënshkruajnë memorandumin: Të forcojmë bashkëpunimin dhe avancimin e Gjykatës Kushtetuese!

Kreu i OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kanë nënshkruar një memorandum, për të forcuar bashkëpunimin dhe avancimin e kapaciteteve të këtij institucioni për të kryer punën në përputhje me ndërkombëtarët.

tusha

“Ky është një moment i rëndësishëm, sepse jemi duke përfunduar një bashkëpunim midis Gjykatës Kushtetuese dhe OSBE, i cili filloi shumë kohë më parë, i shtyrë nga qëllimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës, demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ky memorandum shërben për të forcuar kapacitetet e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Tusha.

Nga krahu tjetër, Del Monaco, theksoi se nënshkrimi i memorandumit dëshmon për qëndrueshmërinë e bashkëpunimit të gjatë midis Gjykatës Kushtetuese dhe OSBE. Ai shtoi se partneriteti me Gjykatën Kushtetuese është përparësi për OSBE, për shkak të rolit specifik dhe themelor që Gjykata Kushtetuese luan në sistemin ligjor të Shqipërisë, në promovimin e plot të shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut.

“OSBE qëndron atje ku qëndron zemra e shqiptarëve dhe shqiptarët po ndjekin me shumë kujdes, me shumë respekt aktivitetet e Gjykatës Kushtetuese dhe kjo është arsyeja pse ne po punojmë së bashku për funksionimin dhe efikasitetin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Del Monaco.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.