E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i SPAK shkon në sallën e gjyqit
Lajme

Kreu i SPAK shkon në sallën e gjyqit

Laert Haxhiu apeloi dënimin me burg të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”

Këtë të premte u mbajt seanca ndaj Laert Haxhiut në Apelin e Posaçëm, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”.

Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 32-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut.

Seanca në Apelin e Posaçëm, për të dënuarin e burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjës”, Laert Haxhiu, është shtyrë për në datën 9 tetor ora 12:00.

E pranishme në sallë ishte prokurorja Doloreza Musabelli, ndërsa vjen për herë të parë në këtë seancë kreu i SPAK Altin Dumani.

Gjithashtu gjyqi u ndoq dhe nga babai i Haxhiut.

Laert Haxhiut ka të hapur edhe një dosje tjetër penale të bujshme si grup i strukturuar kriminal, në lidhje me organizimin e disa ngjarjeve të rënda ndër vite, si vrasje, vendosje eksplozivi, plagosje, grabkitje, shantazhe dhe të tjera, që është ende në proces hetimor nga ana e SPAK-ut.

Laert Haxhiu u ekstradua nga Greqia më 3 korrik 2024.

6 vite pas masakrës, Laert Haxhiu u arrestua në Greqi, në maj të 2023-shit. Haxhiu, kundërshtar i ish kreut të bandës së Lushnjës Aldo Bare, u dënua përjetë për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi, mik i Bares, dhe Jurgen Hoxha. Ata u qëlluan me automatik me automatik në një lokal në qendër të Lushnjes, ndërsa pronari i lokalit dhe një kalimtar mbetën të plagosur aksidentalisht. Me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës janë dënuar më herët bashkëpunëtorët e Haxhiut, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Dy vjet pas “masakrës së Lushnjës” ndodhën edhe dy ekzekutime të tjera. Njëri dyshohet se lidhet me Laert Haxiun. Besnik Hida, daja i 23-vjeçarit Zamir Latifi i cili kërkonte të bënte drejtësi për atentatin ndaj nipit të vrarë nga Haxhiu u vra në një atentat mafioz në 2019-ën.

Laert Haxhiu u fundos përfundimisht pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani, i cili rrëfeu përfshirjen e të dyve, por edhe një grupi të madh personash në 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 4 vrasje në Shqipëri dhe 2 të tjera në Greqi. Mes rrëfimit ishte dhe planifikimi i Haxhiut për të vrarë persona të drejtësisë, përfshirë prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe atë të Lushnjës, Merita Selimi, për të cilat me urgjencë të madhe u mor vendimi për mbrojtjen e tyre.

Lufta mes bandave të Lushnjës ka nisur herët, pasi njerëz të Aldo Bares i dogjën shtëpinë xhaxhait të Laert Haxhiut, duke pasuar një seri vrasjesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.