Kristi e meriton parajsën!
Olti Curri
Ngado që jetojmë rrethohemi me rrjete sociale dhe ata që nuk kanë të rinj në familje shohin aty sjelljet e tyre. Ne 2023 përballemi me rini që duket se ka harruar çdo detyrim familjar dhe shoqëror, duan luksin dhe lekët sa më shpejt dhe pa u lodhur, pa i dhënë rëndësi punës madje shpesh duke paragjykuar apo bullizuar moshatarët që punojnë. Më mirë rri në shtëpi sesa kamarjer- fraza që është bërë refren, Po me paratë e sakrificës së prindërve vegjetojnë duke dëgjuar muzikë të pështirë droge dhe armësh dhe duke adhuruar ikonat e pornoblogereve.
Nuk dua ti fus të gjithë në një thes por perjashtimet janë aq të pakta sa shumica e mund pakicën. Një i tillë nuk ishte Kristi. Jo nuk e njoh dhe i përulem i përlotur familjes për citimin e historisë së tij por shkak media online që pata fatin e keq të mësoj për këtë djalosh punëtor të përgjegjshëm që i ishte bërë krah babait të tij për të punuar ndershmërisht për të jetuar me dinjitet.
Sepse duhet forcë dhe karakter i fortë që të punosh ndershmërisht dhe të jesh 22 vjeçar në 2023 mes një shoqërie ku meritat i marrin ata që trafikojnë drogë apo grabisin apo bëjnë korrupsion.

Jo Kristi eshte me i forte dhe burre se ata. Fatkeqesisht ishte, nuk eshte ende ne jete. Por besoj se ai dha shembull edhe me largimin e tij nga jeta. Nese Zoti do qe ende te besojme tek Ai, duhet te pakten ti siguroje Kristi heroit, nje vend me patjeter ne parasje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



