E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kristian Shkreli e ka kthyer bashkinë e Vaut të Dejës bankomat
Denoncime

Kristian Shkreli e ka kthyer bashkinë e Vaut të Dejës bankomat

Bashkia VAU I DEJËS  para për shokët e kryetarit

Si Sandër Shpati dhe Gjokë Ograja kanë kthyer bashkinë në bankën e tyre personale me bekimin e Kristian Shkrelit

1. Një bashki, dy ortakë dhe një kryetar që firmos gjithçka

Në Bashkinë e Vaut të Dejës, fjalët “konkurrencë” dhe “transparencë” janë thjesht dekor në fletët e tenderëve publikë. Prej disa vitesh, dy emra dalin pandërprerë fitues në çdo procedurë prokurimi: Sandër Shpati dhe Gjokë Ograja, pronarë të kompanisë “Ndërtuesi 2014” shpk.

Në çdo tender, kryebashkiaku Kristian Shkreli duket se luan rolin e garantuesit politik e financiar të miqve të tij. Rezultati: fitime të majme për ortakun Sandër dhe asnjë ofertë konkurrente në garë.

Në tenderin e fundit me objekt “Përmirësim i infrastrukturës në zona informale në proces legalizimi”, me fond 62.5 milionë lekë pa TVSH, ka marrë pjesë vetëm një kompani po ajo e zakonshmja, “Ndërtuesi 2014”.

Në një proces të mbyllur më 11 shtator 2025, oferta fituese ishte 57.7 milionë lekë pa TVSH. Vetëm 4.7 milionë lekë nën fondin limit pra, 99% e shumës së planifikuar.

Në prokurimin e fundit të Bashkisë Vau i Dejës mori pjesë vetëm kompania “Ndërtuesi 2014” shpk me administrator Sandër Shpatin.

Objekti i tenderit është “Përmirësim i infrastrukturës kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi, në zona banimi me mungesë sherbimesh si ujësjellës, kanalizime ose ku këto shërbime janë të papërshtatshme”. Ju duket emërtim i gjatë? Sa më e madhe vjedhja, aq më shumë fjalë përdoren për ta mbuluar.

Fondi limit i caktuar është 62 500 000,00 lekë pa TVSH dhe në dosje nuk ka asjë asnjë projekt apo ndonjë argumentim se si është përllgaritur shuma e fondit. Dhe më 11 shtator 2025 është mbajtur tenderi me një pjesëmarrës, “NDERTUESI 2014” shpk me ofertë 57 782 924,00 lekë pa TVSH.

Open Data Albania e ka shënuar procedurën me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Komisioni i Shkrelit ka mbaruar punë shpejt, ndërsa kryebashkiaku i ka dërguar kompanisë private formularin e shpalljes se fituesit  më 22 shtator 2025. Pra, pasi bëri tender me 1 person

Brenda 11 ditëve, më 22 shtator, Shkreli dërgon njoftimin zyrtar të fitores tek “miku i vjetër” Shpati. E gjithë kjo, pa projekt teknik, pa arsyetim financiar dhe pa konkurrencë reale.

2. Një histori që përsëritet  nga Babani te Shkreli

Ky nuk është një episod i izoluar.

Në vitin 2021, gjatë kohës së Mark Babanit, kompania “Ndërtuesi 2014” fitoi tenderin “Shërbim pastrimi 2021–2023”, me fond limit 62.8 milionë lekë. Edhe aty, vetëm dy pjesëmarrës, dhe për “çudi”, fituesi kishte ofertën më të lartë.

Në 2023, kompania e Shpatit e Ograjës hyn në një tjetër nivel. Me firmën e Blendian Dalipit nga OST, ata përfitojnë rreth 2.3 miliardë lekë të vjetra, për ndërtimin e kolektorit kabllor në nënstacionin Plazh Velipojë (REF-79551-09-11-2023).

Në dokumente, vetëm dy garues; njëri s’ofroi asnjë çmim, tjetri po ai i zakonshmi shpallet fitues.

Dhe në qershor 2024, Shkreli rikthehet me një tjetër dhuratë: tenderin “Sistemim, asfaltim i rrugëve të brendshme Kosmac”, me fond 45.8 milionë lekë. Fitues: sërish “Ndërtuesi 2014”.

Vlera e ofruar? 45.3 milionë lekë — 99% e fondit limit.

Në çdo rast, skema është e njëjtë: mungesë garuesish, oferta pranë fondit maksimal dhe miratim rekord.

Në Vaun e Dejës, “rregullat e tregut” janë zëvendësuar me rregullat e shokëve.

3. Nga Velipoja te SPAK-u hijet mbi Kristian Shkrelin

Kryebashkiaku socialist Kristian Shkreli nuk është i panjohur për drejtësinë.

Në vitin 2021, kur kandidonte për deputet, nuk deklaroi në formularin e dekriminalizimit se ishte dëbuar nga Italia në vitin 2007 për arsye penale. Vetëm në 2023, e përmendi dëbimin, por pa shpjeguar arsyet.

Në tetor 2025, Shkreli është tashmë i pandehur nga SPAK për korrupsion zgjedhor.

Më 3 tetor, ai është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme i shoqëruar nga avokati, pasi Byroja Kombëtare e Hetimit ka sekuestruar celularin e tij, në kuadër të hetimit për blerje votash në zgjedhjet lokale.

Burime nga hetimi thonë se në komunikimet e sekuestruara dyshohet të ketë elementë që lidhen edhe me tenderat publikë të bashkisë.

4. Një bashki e kapur, një sistem i sëmurë

Rasti i Vaut të Dejës është një miniaturë e sistemit të korrupsionit vendor në Shqipëri: një bashki me buxhet modest, e kthyer në thesar privat për kryetarin dhe klientët e tij ekonomikë.

Asnjë procedurë hetimore nuk i ka ndalur, asnjë flamur i kuq nuk i ka trembur.

Përkundrazi, çdo vit rritet vlera e tenderëve që shkojnë në të njëjtat duar, ndërsa rrugët, kanalizimet dhe ujësjellësit për qytetarët mbeten në letra.

Në fund, qytetarët e Vaut të Dejës nuk shohin as investime, as zhvillim  vetëm rrjet tenderash që ushqen korrupsionin dhe varfërinë.

5. Pyetjet që kërkojnë përgjigje

  • Pse çdo tender i Bashkisë Vau i Dejës përfundon në duart e “Ndërtuesi 2014”?
  • Kush i firmos e miraton projektet pa dokumente teknike?
  • Pse Open Data paralajmëron “rrezik korrupsioni”, ndërsa institucionet mbyllin sytë?
  • Dhe më kryesorja: a do të hetojë SPAK lidhjen mes Shkrelit dhe kompanive që marrin tenderat?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.