E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në SPAK
Lajme

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës paraqitet në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, ku mësohet se i është komunikuar akuza për korrupsion zgjedhor.

Shkreli kishte marrë më herët fletëthirrje nga Prokuroria e Posaçme, dhe gjatë paraqitjes së tij ishte i shoqëruar nga avokati mbrojtës.

Hetimet ndaj kryebashkiakut janë zhvilluar në kuadër të një dosjeje që lidhet me dyshimet për përfshirje në shit-blerje votash, në favor të Partisë Socialdemokrate (PSD) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 në qarkun e Shkodrës.

Sipas mediave, SPAK kishte marrë autorizim nga Gjykata e Posaçme për ushtrimin e kontrollit personal ndaj Shkrelit. Vendimi është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Në vijim të hetimeve, janë sekuestruar celularët e disa personave të tjerë, të cilët konsiderohen si mbështetës të PSD-së, dhe që dyshohet se janë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të manipulimit elektoral përmes shitblerjes së votës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.