Kristjan Asllanin, l futbollisti i dytë i Kombëtares që fiton titullin kampion në Serinë A

Interi fiton titullin

Kristjan Asllani sot ka bërë realitet ëndrrën e fëmijërisë. Futbollist i Kombëtares shqiptare të futbollit është shpallur kampion me Interin, duke qenë protagonist në suksesin e zikatlrëve, me të cilët është tifoz që i vogël.

Suksesi i Asllanit është shumë i veçantë, pasi ai bëhet futbollist i dytë i kombëtares shqiptare të futbollit që fiton titullin kampion në Serinë A.

Më parë, atë e kishte fituar Xhakomo Vrioni me Juventusin në vitin 2020. Por për Asllanin, ky trofe vjen pas një sezoni si protagonist, ndryshe nga sulmuesi i cili ishte pjesë e skuadrës së rezervave bardhezi dhe luajti vetëm 1 ndeshje.

Kurse për Asllanin, e sotmja ishte ndeshja e 19 e sezonit, në të cilin ka shënuar edhe një gol e dhënë 2 asiste

Një sezon i shkëlqyer nga zikaltërit që e fituan në mënyrën më të mirë të mundshme, në derbi përballë rivalëve të përjetshëm, Milanit.

bandicam-2024-04-22-22-47-30-011

Sapo gjyqtari ka vërshëllyer për mbarimin e sfidës, kampionët tashmë aktual të Seria A, kanë shpërthyer në festë.

E çuditshme në fakt ishte momenti kur lojtarët bashkë me stafin teknik, treguan para tifozëve 2 kartonë, me flamurin e Italisë bashkë me numrin njëzet të stampuar në të. Edhe më gazmore bëhet situata kur festonin sikur ai karton, të ishte vërtetë trofeu i Serisë A.

Publikuar nga Publik Media