Krizë te Barcelona, Mesi dhe Ter Shtegen u konfliktuan me njëri-tjetrin
“El Pais” shkruan se “Pleshti” dhe gardiani gjerman, të cilët njihen brenda skuadrës si liderët e Barcelonës kanë debatuar me tone të ashpra me njëri-tjetrin për shkak të luhatjeve në rezultate gjatë këtij sezoni.
Disa ditë pasi u lajmërua nga mediat iberike se brenda kampit katalanas kishte nisur një konflikt i ashpër, por nuk u përmendën emra. Ditën e djeshme presidenti i klubit Bartomeu zhvilloi një mbledhje emergjente për të sheshuar mosmarrëveshjet e brendshme.
Drejtori i klubit Erik Abidal dhe Lionel Mesi shkëmbyen replika rreth gjendjes jo të mirë të ekipit. Argjentinasi i kërkoi ish-shokut të skuadrës të përmendë emrat e futbollistëve që janë përgjegjës për rënien e Barcelonës në këtë sezon.

Shkarkimi I Ernesto Valverdes në fillim të këtij viti ka sjellë pakënaqësi te skuadra e Barcelonës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



