Krujë, asgjësohen 140 bimë kanabis. Ja çfarë raporton policia
Një operacion anti-kanabis është zhvilluar në Krujë, përkatësisht në fshatin Fushë-Thumanë.
Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se në kuadër të këtij operëcioni, të koduar “Territori i Pastër”, është asgjësuar një sasi prej 140 bimësh kanabis.
Ndërkohë bëhet me dije se bimët narkotike janë gjetur në një banesë që i përkiste dy shtetasve që ishin babë e bir.
I ati është arrestuar, ndërsa i biri është shpallur në kërkim nga policia.
Reagimi i Policisë:
Krujë/Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë rrethin, për të konstatuar dhe goditur tentativat për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa.
Finalizohet faza e dhjetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.
Asgjësohen 140 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një banesë, në fshatin Fushë Thumanë.
Vihet në pranga 1 shtetas, si dhe identifikohet dhe shpallet në kërkim djali i tij, autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve, në banesën e tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, kanë vijuar intensivisht kontrollet në fshatra të ndryshëm të rrethit, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së dhjetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në banesën e shtetasve V. Xh. dhe B. Xh. (babë e bir), në fshatin Fushë Thumanë, u gjetën të kultivuara 140 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Për këtë rast, u vu në pranga shtetasi V. Xh., si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi B. Xh., për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



