E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krujë, eksploziv makinës së kryetarit të Njësisë Administrative
Lajme

Krujë, eksploziv makinës së kryetarit të Njësisë Administrative

Hidhet në erë me eksploziv makina e kryetarit të Njësisë Administrative Fushë-Krujë

Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku makina e kryetarit të Njësisë Administrative është shpërthyer me eksploziv.

Sipas burimeve , automjeti tip “Range Rover” ndodhej i parkuar në parkingun e një restoranti kur një sasi eksplozivi ka shpërthyer në pjesën e përparme të tij.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motivit të ngjarjes.

Hetimet janë në vijim dhe ende nuk ka detaje të tjera mbi identitetin e autorëve apo llojin e lëndës plasëse të përdorur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.