E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryebashkiaku i Milanos: Jemi pranë marrëveshjes për stadiumin e ri
Publik News

Kryebashkiaku i Milanos: Jemi pranë marrëveshjes për stadiumin e ri

Sala tha se bisedimet kanë avancuar dhe se me modifikimet e bëra në projekt, ku është përjashtuar shembja e “San Siros”, palët janë më pranë një marrëveshjeje, që pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

“Projekti i ri për stadiumin po më pëlqen dhe besoj se tani jemi pranë një marrëveshjeje. Nuk është problem bujarie, por duhet të respektojmë rregullat administrative të qytetit dhe t’i vëmë klubet në kushte të barabarta me të tjerë që duan të investojnë në projekte të rëndësishme në qytet”, deklaroi Sala.

Por kryebashkiaku i Milanos është një tifoz i “zjarrtë” i Interit dhe për këtë arsye nuk mund të rrinte pa komentuar derbin që pritet të zhvillohet të dielën në mbrëmje në “San Siro”, ndërsa deklaroi se i trembet shumë suedezit Ibrahimovic.

“Momentalisht Milani është në një formë të mirë dhe për më tepër kanë edhe Ibrën, ndaj duhet kujdes i veçantë. Derbi është një ndeshje rezultatin e të cilës nuk mund ta parashikosh, por ashtu si herët e tjera, nuk do të shkoj në stadium as të dielën në mbrëmje, pasi preferoj të vuaj në shtëpi, në divanin e sallonit tim”, tha numri 1 i qytetit të Milanos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.