E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryebashkiaku i Tropojës lë nam  një semafor  kushtoi  37 milionë lekë
Publik News

Kryebashkiaku i Tropojës lë nam një semafor kushtoi 37 milionë lekë

Vetëm pak ditë më parë ju bëmë me dije se një ngjarje historike kishte ndodhur në Tropojë.

Bëhej fjalë për vendosjen e semaforit të parë në këtë qytet. Ndodhia në pamje të parë mund të duket e pabesueshme por ja që për fat të keq është e vërtetë.

Por problemi nuk mbetet vetëm me kaq. E dini sa para nga taksapaguesit shqiptarë ka kushtuar semafori i parë në Tropojë? Plot 37 milionë lekë të vjetra. Madje për këtë është bërë një tender i cili rezulton të jetë kryekëput i dyshimtë.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-26457-04-26-2022 dhe me objekt “Instalim Sistemi Semaforik Kryqzimi i Dragobisë”. Fondi limit i tenderit ka qenë 3,095,436 lekë të reja pa TVSH ose rreth 37 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Por nëse hapim dhe studiojmë “letrat” e tenderit, dyshimet dalin hapur se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar. Themi kështu pasi kemi të bëjmë me një mungesë totale të konkurrencës, pasi në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani. Natyrisht duke qenë e vetme, kompania është shpallur pa pikë problemi edhe fituese.

Bëhet fjalë për firmën I.D.K – KONSTRUKSION në pronësi të Barjam Dalipaj dhe nën administrimin e shtetasit Gramos Dalipi. Kjo kompani ka ofruar vlerën prej 3,075,168 lekësh të reja ose gati 37 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Shikohet qartësisht se vlera fituese është thuajse e njëjtë me vlerën e fondit limit, më konkretisht sa 99.34% e tij. Kjo është një përqindje klasike e tenderave të dyshimtë, në rastin kur fituesi ka qenë i ditur para se të bëhej tenderi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.